Tottenham shënon fitore, Son i pandalshëm

Tottenham shënon fitore, Son i pandalshëm

Skuadra londineze  Tottenham Hotspur, ka shënuar fitoren e parë në gjiron e dytë në Premier League, njofton Insajderi.

Në stadiumin “Saint Mary’s”, Tottenham shënoi fitore si mysafir ndaj Southampton me rezultat 5:2.

Në minutën e tretë, Kane humb mundësinë për epërsinë e parë të ‘Spurs, duke humbur penalltinë.

Golin e parë e shënuan vendasit me Danny Ings (32’), ndërsa në përfundim të pjesës së parë, gjërat u ekuilibruan me golin e koreano-jugorit, Heung – Min Son (45’). Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloj krejt ndryshe për skuadrën e Jose Mourinhos e veçanërisht për koreanin Son, i cili shënoi edhet tri herë të tjera, për 1:2, shënoi në minutën e 47’, golin e tretë e shënoi në minutën 64’, ndërsa për 1:4, shënoi në minutën 73’.

Në listën e golashënuesve hyri edhe Kane që shënoi për 1:5 në minutën e 82’, ndërsa listën e golashënuesve e mbylli, ai që e hapi, Danny Ings duke shënuar nga penalltia në minutat e fundit të takimit, për rezultatin 2:5. /Insajderi.com