Tottenhami arriti të mposhte 2-1 me përmbysje skuadrën e Southamptonit, teksa shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho si duket u ka sjellë fat “spursave”, njofton Insajderi.
Trajneri i ri, Rayan Mason si duket ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarët për të arritur objektivin, zonën e Champions League.
Pjesa e parë u mbyll në avantazh të miqve me golin e Ings në minutën e 30-të të takimit.
Pjesa e dytë rezervoi përmbysjen e madhe për Tottenhamin, ku uellsiani Gareth Bale arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 60-të.
Goli i fitores erdhi nga Son në minutën e 90-të takimit, teksa koreano-jugori u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.
Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e gjashtë në kuotën e 53 pikëve, dy më pak se Chelsea i vendit të katërt. /Insajderi.com