Tottenham shpëton sezonin e Chelseat – rezultatet e javës së fundit në Premier League

Tottenham shpëton sezonin e Chelseat – rezultatet e javës së fundit në Premier League

Janë luajtur ditën e sotme 10 ndeshjet e fundit, për këtë sezon në Premier League, njofton Insajderi.

Chelsea ka rrezikuar të mbetej jashtë Ligës së Kampionëve, deri në minutat e fundit. “Blutë e Londrës” janë mposhtur 2-1 nga Aston Villa në transfertë, por një fitore e Tottenhamit me përmbysje 2-4 ndaj Leicesterit, ka bërë që “Dhelprat” të bien në vendin e pestë dhe në Champions, shkon Liverpooli me Chelsean, që i bashkohen Cityt kampion dhe  Unitedit të vendit të dytë.

Nga ana tjetër, skuadra e Kloppit nuk fali në ndeshjen e fundit, teksa triumfoi 2-0 ndaj Crystal Palace. Për sa i përket rezultateve të tjerë, në ditën e ngritjes së titullit, Manchester City ka triufmuar 5-0 ndaj Evertonit.

Arsenali e ka mbyllur kampionatin me fitore 2-0 ndaj Brightonit.

Për sa i përket verdikteve, Leicester dhe West Hami shkojnë në Europa Ligë, ndërsa Tottenhami kualifikohet në Konferencë Ligë.

Nga kategoria kanë rënë Sheffield United, West Bromi dhe Fulhami. /Insajderi.com