
Vedat Muriqi po kalon një supersezon me Fenerbaçen. Sulmuesi kosovar në 17 ndeshje këtë sezon ka shënuar 11 gola duke qenë shumë herë protagonist me skuadrën turke.
Paraqitjet pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të mëdha evropiane. Sipas gazetarit turk, Ferudun Nigdelioglu, Tottenham dhe Burnely kanë bërë ofertë zyrtare për shërbimet e Muriqit.
Shifrat nuk bëhen ende të ditura, por Fenerbaçe kërkon të mos e largojë sulmuesi gjatë kësaj merkato.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit që kërkohet nga një gjigand si Tottenham që aktulisht drejtohet nga një trajner i madh si Mourinho.
“Klubi britanik Burnley dhe Tottenham bëjnë ofertë zyrtare Vedat Muriqin.
Kampionatin?
Shifrat e ofruara për Vedat?
Vendim i vështirë”, shkruan gazetari turk në faqen e tij në “Twitter”.
İngiliz takımlarından Burnley ve Tottenham resmî Vedat Muric teklifi geçmiş kulübe..
Şampiyonluk mu?
Vedat için teklif edilen rakamlar mı?Zorlu karar❗️
— Ferudun Nigdelioglu (@FrdNigdelioglu) December 29, 2019