Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Tonttenhami është vënë në ndjekje të trajnerit të Interit, Antonio Conte, njofton Insajderi.
Gazeta shkruan se presidenti i londinezëve, Daniel Levy po kërkon të ndërmarrë një projekt ambicioz vitin tjetër me ekipin e Tottenham dhe afrimi i Contes në krye të ekipit do ishte hapi i parë i madh për projektin e ri.
Conte e njeh mjaft mirë Premier Ligën pas dy viteve të kaluara në krye të Chelseat teksa fitoi Premier Ligën në sezonin 2016/17 dhe një Kupë lige.
Për momentin këto janë vetëm zëra, pasi drejtuesit e Interit pas fitimit të titullit kampion janë shprehur se Conte do vazhdojë të jetë trajner i ‘zikaltërve’ dhe sezonin tjetër. /Insajderi.com