Totti mund të rikthehet në Romë

Totti mund të rikthehet në Romë

Legjenda e futbollit italian, Francesco Totti, mund të rikthehet te Roma, skuadër që filloi karrierën e futbollistit, dhe e mbylli atë, pikërisht në Romë, pas 25 sezonesh të kaluar në të njëjtin klub, njofton Insajderi.

Sipas “Corriere Dello Sport”, legjenda romake, mund të rikthehet te Roma. Pozita që pritet ta merr Totti, është e zëvendës presidentit të drejtorit teknik, pozitë që aktualisht mbanë Mauro Baldisoni.

Totti pasi mbylli karrierën në vitin 2017 te Roma, u largua nga klubi, pasi nuk kishte marrëdhënie të mira me pronarët amerikanë. Mirëpo, ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer te Roma, vetëm pasi të ndërrohen pronarët.

Pasi këtë verë, Roma ka kaluar në duart e pronarëve të rinj, Totti është i gatshëm për bashkëpunim me klubin  e zemrës, për më tepër, në klub flitet edhe për ndryshimin e trajnerit, portugezit Fonseca dhe ardhjes së italianit, Massimiliano Allegri. /Insajderi.com