Legjenda e Romës ka zemëruar zemrat e serbëve me veprimin e fundit.
Legjenda e Romës dhe kombëtares italiane, Francesco Totti, ka dëshpëruar fansat e tij serbë duke e pëlqyer fotografinë e Dua Lipës në Instagram.
Dua Lipa, e ka publikuar së fundi në rrjetin social “Instagram” flamurin e njohur të Shqipërisë etnike me figurën e Ismail Qemailit dhe të Isa Boletinit i cili ishte hedhur në Beograd në ndeshjen kualifikuese për kampionatin EURO 2016 në mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Veprimi i Tottit nuk ka lërë pa u komentuar jashtëzakonisht shumë në Serbi, gazeta e Sport Blic ka kërkuar llogari nga italiani, duke dyshuar se legjenda e Romës “nuk e ka ditur” çfarë po pëlqen.
Pas veprimit të Tottit shumë serbë kanë komentuar në rrjete sociale të dëshpëruar.
Ditëve të fundit, shumë serbë kanë sulmuar këngëtaren e famshme, Dua Lipa, për shkak se kjo e fundit publikoi flamurin e njohur të ‘Shqipërisë Etnike’. /Insajderi.com/