Totti vizitoi tifozën që u zgjua nga koma

Totti vizitoi tifozën që u zgjua nga koma

Legjenda e futbollit italian dhe atij botëror, Francesco Totti, ka vizituar në spitalin ku ndodhej e shtrirë për mjekim një tifoze e Romës, e cila qëndroi në koma që nga dhjetori i vitit 2019, kur vajza Ilenia kishte pësuar një aksident me makinë, njofton Insajderi.

Në videon e publikuar nga “Corriere Dello Sport”, Totti shihej në spitalin ku ndodhej vajza për terapitë e më tejshme.

“Ne u përqafuam, Ilenia qau dhe u emocionua”, ishin fjalët e Tottit.

“U zgjua falë meje? Jam i lumtur, do ta kisha ndihmuar edhe më herët nëse do ta dija. Do të takohemi përsëri, kur ajo të dal nga spitali”, tha Francesco pas takimit me vajzën.

Gjatë qëndrimit të vajzës  në koma, familja e vajzës, në dhomën ku qëndronte e shtrirë ajo, kish lëshuar himnin e Romës, për të parë nëse do të reagonte vajza, mirëpo një video mesazh nga Totti drejtuar vajzës, duke i dhënë kurajo, bëri që vajza të reagonte dhe të dilte nga koma para katër ditësh. /Insajderi.com