Tovërlani i zhgënjyer me barazimin – iu shmanget mediave

Tovërlani i zhgënjyer me barazimin – iu shmanget mediave

I dëshpëruar nga barazimi ndaj ekipit të Arbërisë, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, nuk është paraqitur si zakonisht, për të dhënë prononcim pas ndeshjes, njofton Insajderi.

Ekipi i Afrim Tovërlanit, nga katër xhirot e para, ka grumbulluar vetëm pesë pikë dhe radhitet në vendin e tretë në tabelë.

Në javën e kaluar, Feronikeli kishte barazuar ndaj Trepça 89’, ndërsa pas asaj ndeshje, trajenri Tovërlani, ishte ankuar në ndarjen e drejtësisë.

Në ndeshjen e radhës, Feronikelin e pret një ndeshje tejet e vështirë, pasi ata do të presin kampionin e Kosovës, Drita, me datë 04 tetor./Insajderi.com.