Tovërlani kundër shtyrjes së kampionatit

Tovërlani kundër shtyrjes së kampionatit

Lajmi I fundit është që kampionati i Kosovës në futboll, është shtyrë për të paktën një javë, ndërsa trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, është shprehur kategorikisht kundër çdo shtyrje.

“Personalisht mendoj që kampionati duhet të fillojë”, ka thënë fillimisht Tovërlani, transmeton Insajderi.

“Duhet gjithsesi të bëhen testet për COVID-19 dhe kjo besoj se mund të kryhet shumë shpejt. Sa i përket përgatitjeve, ekipet janë të përgatitura sepse ka një muaj që të gjithë stërvitin”, shtoi ai.

“Nëse shtyhet do të jetë edhe më vështirë, sepse janë 18 ndeshje kampionale dhe dy të Kupës. Pastaj pauza shkaku i Përfaqësueses, do të hyjmë në dimër dhe të zhvillojmë ndeshje çdo tri ditë. Kjo do të jetë katastrofale për shëndetin e futbollistëve. Do të ketë lodhje dhe lëndime. Pra kështu mendohet për shëndetin?”, ka përfunduar Afrim Tovërlani./Insajderi.com.