Toverlani mendon se Visar Bekaj duhet të ftohet nga Kosova

Toverlani mendon se Visar Bekaj duhet të ftohet nga Kosova

Visar Bekaj është një prej portierëve më të mirë në Kategorinë Superiore. Pavarësisht luhatjeve të Tiranës, gardiani i ‘bardhebluve’ ka treguar se ishte afrimi i goditur i drejtuesëve. Në Kosovë e kërkojnë këtë portier si titullar në përfaqësuese, për ta provuar fillimisht në miqësoren me Lituaninë përpara ndeshjeve me Spanjën dhe Suedinë. Trajneri Afrim Toverlani ka thënë në “RTV Dukagjini” se ka ardhur momenti për t’i besuar Bekajt, njofton Insajderi.

“Sa i përket portierëve, defitinivisht Visar Bekaj e meriton me pas rastin, sidomos në ndeshjen miqësore (Lituaninë) për me pa se ku është djali. Do të thotë e ka një sezon të mirë me Tiranën, edhe pse Tirana këtë vit nuk ka pas rezultate çfarë është pritur nga ata, mirëpo Visari ka pas një formë të shkëlqyeshme, edhe në Shqipëri po e cilësojnë si portieri më i mirë në Ligën e Shqipërisë”, tha fillimisht ish-rajneri i Prishtinës.

“Liga e Shqipërisë nuk është shumë më e dobët se sa nga na kanë ardhur disa futbollistë të ftuar. Do të thotë, sipas meje minutazha është shumë më rëndësi. Unë po mendoj edhe pse janë katër portierë të ftuar, ka ardhur koha dhe momenti me testu Visarin, se sa mundemi ne si Kosovë me shpresuar në Visarin”, u shpreh Toverlani. /Insajderi.com