Trajneri, Afrim Tovërlani, ka thënë se nuk ka pasur takime me zyrtarët e Ballkanit për ta drejtuar klubin suharekas.
Kjo deklaratë e tij dhënë Gazetës Online Insajderi, erdhi pas spekulimeve se tekniku 54 vjeçar do të transferohet në Ballkan.
“Nuk kam biseduar zyrtarisht me Ballkanin, derisa nuk ka ofertë nuk mund të përgjigjem, e kam thënë se vetëm me ndonjë klub serioz do të bisedoj apo dakordohem përndryshe do të rri”, është shprehur ai.
Strategu së fundi ka drejtuar klubin nga Drenasi, Feronikelin.
Më parë Toverlani kishte drejtuar edhe ekipin mitrovicas, Trepçën 89, i cili tash është në rrezik për rënie nga liga.
Ndeshjen për të mbijetuar në barazh Trepça 89 e zhvillon kundër Dukagjinit.
Për atë ndeshje trajneri thotë se favorit nuk ka, duke mos qenë i prerë në përgjigje.
“Po se kesh unë Burdushi me ditë apo najkush qe kqyrë filxhan e qet fall me ditë kush ka me fitu”.
Trajneri për atë ndeshje theksoi se është shumë e vështirë dhe me shumë presion psikologjik.
Por, pohoi se “Dukagjini është hendikepuar shkaku I dy kartonëve të kuq dhe lëndimit të Milicajt. Mund të vendosin sekuenca të vogla nga ndonjë gabim”.
Kujtojmë që Dukagjini e siguroj barazhin e Superligës pas fitores në Play-off kundër Flamurtarit, ndërsa Trepca ’89 përfundoj e teta në tabelën e Superligës duke bërë që ekzistenca e ekipit të përcaktohet nëpërmjet barazhit. /Insajderi.com