
Administratori i përkohshëm i Vëllaznimit, Edi Luzha, ka konfirmuar se klubi gjakovar do të privatizohet shumë shpejtë nga disa investitorë.
Mirëpo, gjendjen momentale dhe deklaratën për privatizimin i ka komentuar edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, i cili thotë se klubet siç është Vëllaznimi duhet të privatizohen.
“Klubet me traditë duhet të privatizohen, nuk mund ta mbajnë veten, si Vëllaznimi, Liria e klubet tjera. Vëllaznimin nuk mund ta mbajë vetëm Gjakova”, ka deklaruar Tovërlani në “Dueli Sportiv”.
“Vëllaznimin nuk e mban emri, por duhet të vijnë investitorë të rinj”, tregoi ai.
“Që gjashtë vite janë llafet e njejta, shpresojmë të finalizohet kjo punë”, shtoi trajneri më i trofeshëm kosovar. /Insajderi.com