Toyota i jep lamtumirën veturës që e prodhoi për 50 vjet – foto

Toyota i jep lamtumirën veturës që e prodhoi për 50 vjet – foto

Sedani luksoz, të cilin ju nuk mund ta keni dëgjuar, u shit për më shumë se gjysmë shekulli në Japoni, por edhe në tregun amerikan.

Pas më shumë se 50 vjetësh, Toyota Mark II/Mark X tërhiqet. Limuzina u krijua në vitin 1968 nën emrin Mark II, për të ndryshuar emrin në Mark X në vitin 2004, transmeton KosovaPress.

Ky sedan i gjeneratës së fundit ishte një nga modelet më luksoze të Toyota-s në periudhën derisa prodhuesi japonez ende nuk e ka nisur markën e tij premium Lexus.

Mark II / Mark X ishte një alternativë për Toyota Camry për ata konsumatorë që preferojnë limuzinat me opsionet për të gjitha boshtet.