Trafiku i ngarkuar rrugor kërcënon speciet në zhdukje

Trafiku i ngarkuar rrugor  kërcënon speciet në zhdukje

 

Miliona kafshë vrahen në rrugë prej vozitësve evropian, duke lënë disa specie në rrezik të zhdukjes.

Rreth 194 milion zogj dhe 29 milion mammal vdesin në rrugët e Europës secilin vit.

Shkencëtarët kanë idetifikuar speciet e rrezikuar duke përdorur të dhëna nga 24 shtete, raporton EuroNews, shkruan Insajderi.

Kjo do të thotë se projekte që pretendojnë ruajtjen e jetës së egër kur ndërtohen rrugë të reja, mund të jenë duke targetuar speciet e gabuara.

Dr Gonzalez-Suarez thotë se “mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është një tentim për të kuptuar se cilat prej specieve janë më të rrezikuara në rrugë dhe kështu mund të merren masa më efektive”.

Vendet ku ndodhin këto aksidente janë rrugët e Austrisë, Republikës Çeke dhe Gjermanisë./Insajderi.com