Tragjedi e rëndë: Po luante me motrën dhe vëllain te shkallët elektrike, vdes 3-vjeçari

Tragjedi e rëndë: Po luante me motrën dhe vëllain te shkallët elektrike, vdes 3-vjeçari

Disa pamje të tmerrshme tregojnë momentin kur një djalë 3-vjeçar vdes, teksa po luante me motrën dhe vëllain e tij te shkallët elektrike.

Jaiden Cowart po luante me ta në aeroportin ndërkombëtar të “Charlotte Douglas” në Karolinën e Veriut, kur ndodhi edhe ngjarja tragjike.

Ai u ngjit në majë të shkallëve elektrike, por më pas u përplas në tokë duke humbur jetën. Vogëlushi ra nga 6 metër lartësi.

Policia njoftoi se nëna e tij, Jiterria Lightner nuk ishte aty dhe madje nga kamerat shihen se ajo nuk është parë përreth një orë.

Ajo u vu në pranga nga autoritetet dhe pritet të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzat për neglizhencë.