Tragjedi familjare në Australi: Digjen tre fëmijë dhe një burrë në veturë

Tre fëmijë dhe një person i rritur kanë humbur jetën në qytetin australian Brisbejn, në veturën e cila, sipas informatave të para, është djegur qëllimisht.

Tragjedi familjare në Australi: Digjen tre fëmijë dhe një burrë në veturë

Fëmijët të cilët janë më të vegjël se dhjetë vjet, i kanë gjetur zjarrfikësit në veturën e djegur, transmeton BBC.

Në veturën e djegur ka vdekur edhe një burrë, derisa një grua është e lënduar nga djegiet e rënda e cila është transportuar në spital.

Ndihma e shpejtë ka dhënë ndihmë një kalimtari i cili është përpjekur t’i afrohet veturës së djegur dhe në me këtë rast ka marrë djegie në fytyrë.

Banorët e kësaj pjese të qytetit kanë thënë për mediet australiane se kanë parë gruan e cila ishte kapluar nga zjarri se si kërcen nga vetura. Ajo ka bërtitur: “Ka gjuajtur benzinë në mua”.

Policia pretendon se ende është herët të flitet për identitetin e viktimave, si dhe për dhunën eventuale në familje.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka shprehur ngushëllime familjeve dhe komunitetit për këtë moment tragjik./Insajeri.com.