![Tragjedi në parkun e lojërave, dy të vdekur nga rrëzimi i vagonit të trenit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/09/5d8fdfd050968.image_-730x440.jpg)
Të paktën dy persona humbën jetën të shtunën pasi vagoni i një treni në parkun e lojërave në Meksiko City u rrëzua në tokë.
Dy persona të tjerë u plagosën nga aksidenti në parkun argëtues “La Feria Chapultepec”, thanë zyrtarët vendas.
Dëshmitarët okularë thanë se viktimat ranë nga karroca e fundit e rrotulluesit Chimera në park.
Parku popullor u mbyll menjëherë pas incidentit, dhe autoritetet tani po hetojnë shkakun e aksidentit.
“Kjo tani është në duart e prokurorëve, të cilët tashmë kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për një hetim,” tha Miriam Urzua, një zyrtare nga organizata e mbrojtjes civile, për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo tha se hetimi do të evidentonte shkaqet dhe përgjegjësitë për aksidentin.
Dëshmitari okular Rosalba Rodriguez u tha gazetarëve se nuk kishte pasur asgjë të jashtëzakonshme gjatë udhëtimin, i cili kishte përfunduar një pjesë të mirë të rrugës, derisa ajo pa se karroca e fundit po binte.