Tragjike edhe në Spanjë, 655 të vdekur në një ditë

Tragjike edhe në Spanjë, 655 të vdekur në një ditë

Numri i viktimave në Spanjë po rritet në mënyrë të frikshme. Raportohet se 655 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 4089 numrin total të viktimave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56000 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19 në vend, 8578 se sa një ditë më parë.