Trajnerët që mund ta zëvendësojnë Venturen në kombëtaren italiane

Trajnerët që mund ta zëvendësojnë Venturen në kombëtaren italiane

Për herë të parë në 60 vite, Italia dështoi të kualifikohet për Kupën e Botës, e cila mbahet vitin e ardhshëm në Rusi. Trajneri aktual i kombëtares, Giampiero Ventura, pritet të shkarkohet si rezultat i dështimit të skuadrës së tij.

Shpresa e fundit e italianëve për të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm u shua të hënën mbrëma pas barazimit pa gola në “San Siro”, pasi Suedia e fitoi ndeshjen e parë në Stokholm me rezultat minimal 1-0.

Jetëgjatësisë së shkurtër të Ventures në krye të Italisë sigurisht se do t’i vijë fundi pasi ai u bë trajneri i parë që prej Alfredo Fonit në vitin 1958 që dështon ta sigurojë kualifikimin.

Por kush do ta marrë rolin e trajnerit të katër herë kampionit të botës në momentin e saj më të dobët ndër vite?

Emrat që tani qarkullojnë në media janë:  Carlo Ancelotti, Antonio Conte, Gian Piero Gasperini, Maurizio Sarri, Massimiliano Allegri, Luigi Di Biago dhe Roberto Mancini./Express/