Trajneri Arsenalit: Java e ardhshme vendimtare që të mos rrezikohemi nga rënia në ligë

Trajneri Arsenalit: Java e ardhshme vendimtare që të mos rrezikohemi nga rënia në ligë

Menaxheri i Arsenalit Mikel Arteta, ka thënë se java tjetër do të jetë thelbësore për të siguruar që skuadra e tij të mos tërhiqet në një betejë të papritur të rënies nga liga.

Topçinjtë kanë arritur një fitore në 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, ndeshjet e dobëta të cilat i ka bërë që të rrëshqasin në tabelën e Premier League në pozitën e 15-të.

“Unë nuk bëj asnjë justifikim,” tha Arteta, i cili pasoi Unai Emery të shkarkuar në Dhjetor 2019.

Spanjolli 38-vjeçar mban mbështetjen e hierarkisë së Arsenalit.

Arsenali të shtunën e ka derbin e Londrës kundër Chelsea. /Insajderi.com