
Një atmosferë e tensionuar te Barcelona mësohet të ketë ndodhur në mes të ndihmës trajnerit Huan Carlos Unzue dhe yllit brazilian Neymar.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi trajneri nuk ka qenë i kënaqur me angazhimin e lojtarit në stërvitje.
“Nëse vazhdon kështu, do të përfundosh si Ronaldinho”, mësohet t’i ketë thënë trajneri Neymarit.
Ronaldinho dhe Neymar janë shokë shumë të mirë jashtë fushës.
Sezoni i dobët ka bërë që tensionet të jenë të mëdha dhe trajneri ka kërkua ta motivojë lojtarin.
Unzue shihet si një prej zëvendësuesve të mundshme të Luis Enrique në stolin e Barcelonës.
Disa lojtarë kanë thënë se nëse Unzue do të bëhet trajner i parë, atëherë disa futbollist mund të largohen nga klubi./Insajderi.com