Trajneri francez i Besës: Niveli i Superligës është i lartë

Trajneri francez i Besës: Niveli i Superligës është i lartë

Trajneri i Besës se Pejës, Jerome Klein ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjen e dytë në elitën e futbollit kosovar me ekipin e tij.

Trajneri francez e ka vlerësuar pozitivisht nivelin e Superligës dhe konkurrencën brenda saj, derisa u shpreh optimist që Besa do të përmirësohet në ndeshjet në vazhdim, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën.

“Futbolli i Kosovës është rritur. Niveli është i lartë. Ekipet luajnë mirë dhe kjo e bën të vështirë kampionatin për klubin tim, pasi që kemi lojtarë të rinj”, deklaroi Klein për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Mosha mesatare e skuadrës sime është 21 vjeç, mirëpo do të mundohemi të përmirësohemi, të luajmë më mirë në ndeshjet në vijim dhe të fitojmë. Shpresojmë që skuadra do të shënojë progres. Besa synon mbetjen në Superligë dhe jemi optimistë për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Besës iu anulua një gol kur rezultati ishte 1 me 0 për ekipin e Drenicës./Insajderi.com.