Trajneri i Anglisë befason me deklaratën: S’jemi aq të mirë në mbrojtje

Trajneri i Anglisë befason me deklaratën: S’jemi aq të mirë në mbrojtje

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka deklaruar se skuadra e tij ka shumë punë për të bërë para ndeshjes hapëse në Euro 2020, duke e nënvizuar mbrojtjen e vet si fushë kyçe ku nevojitet përmirësimi, shkruan Insajderi.

Për punën e mbrojtjes së tij në ndeshjet përgatitore, Southgate ka thënë se  “nuk më pëlqeu sesi luajti ekipi pa top në pjesën e parë. Nuk ishim të disiplinuar në mënyrën sesi u mbrojtëm. Nuk bëmë vrapime të mira për të fituar topa”.

Ai më tej, ka shtuar se në shumicën e rasteve lojtarët u deshën të shkojnë në pozicionet ku nuk duhet të ishin për t’i mbuluar hapësirat.

“Mesfusha u hap dhe mbrojtësve iu desh të merrnin shumë vendime. Atyre iu desh të shkonin aty ku nuk duhej të ishin (për të mbuluar hapësira). Pa dyshim se këtu duhet të përmirësohemi”, shtoi ai.

Anglia do ta hapë fushatën në Euro 2020 kundër Kroacisë më 13 qershor në Wembley .

Kombëtarja e Anglisë është pjesë e Grupit D në Euro 2020, bashkë me Kroacinë, Republikën e Çekisë dhe Skocinë./Insajderi.com