Trajneri i Bremen e konfirmon largimin e Rashica-s

Trajneri i Bremen e konfirmon largimin e Rashica-s

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka folur për situatën e Milot Rashica, pasi ky i fundit nuk është grumbulluar me skuadrën për stërvitje, para se të fillojë para sezona.

“Ne kemi vendosur që mos ta grumbullojmë Milot Rashica-n, për shkak të situatës së tij”, tha Kohfeldt, transmeton Insajderi.

I pyetur se për çfarë situate është fjala, ai tha “Ai është shumë afër transferimit të tij tek një skuadër tjetër dhe ne nuk deshëm që të rrezikojmë me të.”, përfundoi trajneri i klubit gjerman.

Shumë klube janë lidhur me një transferim të lojtarit, por sipas mediave në Gjermani, RB Leipzig, është ekipi më favorit për nënshkrimin me të./Insajderi.com.