Trajneri i Brighton flet për Zeqirin

Trajneri i Brighton flet për Zeqirin

Trajneri i Brighton-it, Graham Potter, I entuziazmuar, ka folur për herë të parë rreth transferimit të sulmuesit Andi Zeqiri në skuadrën e tij, duke thënë se ata e kanë përcjellur për një kohë lojtarin dhe e dinë së çfarë të presin nga ai.

21 vjeçari nga Kosova, kaloi te ekipi nga Premier Liga për shifrën e 3.6 milion funteve, njofton Insajderi.

“Andi është një lojtar të cilin e kemi në vëzhgim tani e disa kohë, i dimë kualitetet e tij dhe e dimë se çfarë do sjellë ai tek skuadra. Jemi të lumtur ta mirëpresim atë në klubin tonë, do jetë një cilësi e shtuar në sulm” – u shpreh trajneri.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e Brighton, ndërsa ai fillimisht do të aktivizohet me ekipin e U-21 të Brighton./Insajderi.com.