Trajneri i Dritës thotë se titulli u dedikohet tifozëve

Trajneri i Dritës thotë se titulli u dedikohet tifozëve

Trajneri i kampionit më të ri të Kosovës, Dritës, Ardian Nuhiu, ka dhënë intervistë pas ndeshjes së fundit të kampionatit, ku ai shprehu gëzimin e madh të tij, për këtë sukses të arritur.

“Nuk kam shumë fjalë për ta përshkruar këtë gëzim. Urime tifozëve, lojtarëve dhe drejtuesve të klubit” tha Nuhiu, transmeton Insajderi.

“Lojtarët ishin më meritorët për këtë titull, unë i uroj ata, por më vjen keq që tifozët nuk ishin me ne në stadium edhe pse ata janë jashtë duke na përkrahur dhe gëzuar. Ky titull shkon për ata, për tifozët tanë.” Përfundoi Nuhiu shumë i gëzuar./Insajderi.com.