Trajneri i Gjilanit shprehet optimist para duelit me APOEL-in

Trajneri i Gjilanit shprehet optimist para duelit me APOEL-in

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me APOEL Nikosia-n e Qipros.

Në taborin gjilanas janë shprehur optimist se mund të kalojnë tutje, pavarësisht cilësive që ka kundërshtari.

“Optimizmi gjithmonë është këtu. E dimë që kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë dhe që ka një buxhet shumë herë më të madh se ne”, ka thënë Mezani, raporton Insajderi.

“Kemi parë disa lojë të Apoel-it. Nuk është ai Apoel-i i mëparshëm dhe mendoj se duke parë nivelin e kampionatit që luan, padyshim që është në nivel më të lartë se ne”, shtoi ai.

Takimi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe vlen për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Skuadra më pas ka dalë në stadiumin Fadil Vokrri për të kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme./Insajderi.com.