Trajneri i Kombëtares së Greqisë, John van’t Schip është shrehur optimist në prag të ndeshejve të shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Schip ka deklaruar se përkundër mungesave në skuadrën e tij, ai beson se do t’i arrijë synimet ndaj tri kundërshtarëve, përfshirë edhe Kosovën.
“Synimet tona janë të qarta dhe jam optimist se do t’i arrijmë, pavarësisht mungesa të lojtarëve të rëndësishëm që i kemi për shkak të lëndimeve”, deklaroi fillimisht trajneri i Greqisë.
“Sidoqoftë, e përsëris se jam optimist për rezultatin e ndeshjeve kundër Zvicrës, Kosovës dhe Suedisë, duke pasur parasysh angazhimin që tregojnë lojtarët tanë sa herë që ftohen”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri./Insajderi.com