
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi arriti të ndalë kampionin e botës Francën në barazim 1-1, pavarësisht yjeve si Mbappe, Benzema dhe Pogba, shkruan Insajderi.
Hungarezët të udhëhequr nga trajneri italian dhanë gjithçka në fushë, duke u motivuar edhe nga tifozët e shumtë që i përkrahën deri në fund të ndeshjes.
Rossi vlerësoi shpirtin e grupit të tij, emocioni ishte aq i madh sa që në konferencën për shtyp ai nuk mundi të mbajë lotët, raporton‘ Corrieredellosport’.
“Lojtarët u dalluan për guximin e tyre”, u shpreh Rossi.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit Hungaria e zhvillon kundër Gjermanisë./Insajderi.com