Trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi infektohet me Coronavirus

Trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi infektohet me Coronavirus

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus, njofton Insajderi.

Gaia Lucariello, bashkëshortja e Inzaghit, në postimin e saj nga Instagram tha se “Fatkeqësisht, në testin e bërë në shtëpi e gjithë familja jonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Tani jemi mirë dhe gjendemi në izolim sipas protokolleve”.

Mediat italiane tërhoqën vëmendjen se Inzaghi më 5 prill ka festuar ditëlindjen bashkë me familjen.

Ndërkohë, edhe tek klubi i tij, Lazio thuhet se do të bëhen çdo ditë teste për të vënë nën kontroll situatën pasi trajneri rezultoi pozitiv. /Insajderi.com