Trajneri i ekipit nga Franca, Lyon, Rudi Garcia, ka deklaruar se ai ndihet krenar për arritjet e ekipit të tij në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por se edhe zhgënjimi është pjesë e ndjenjave të tyre.
“Po, jam shumë krenar me atë se deri ku kemi arritur këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por sigurisht se edhe jemi të zhgënjyer që nuk arritëm në finale”, tha fillimisht Garcia, transmeton Insajderi.
“Ne duhej të shënonim në fillim nga ato raste që i kishim, kjo na bënë të ndihemi edhe më në faj. Loja e jonë pësoi ndryshim në pjesën e dytë, duke u përmirësuar në disa aspekte, por ne nuk arritëm që të shënonim dhe nëse ju nuk shënoni, nuk mund të fitoni.”, përfundoi Garcia.
Arritja deri në gjysmëfinale e ekipit të Lyon, është një nga sukseset më të mëdha të klubit nga Franca dhe fatkeqësisht, ata nuk do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në sezonin e ardhshëm, shkaku që kur League One, e përfundoi kampionatin shkaku i pandemisë, ata gjendeshin në pozitën e shtatë në tabelë./Insajderi.com.