Trajneri i Malit të Zi tregon çka do të bëjë kombëtarja e tij në ndeshjen me Kosovën

Trajneri i Malit të Zi tregon çka do të bëjë kombëtarja e tij në ndeshjen me Kosovën

Ljubisa Tumbakovic thotë se malazezët në muajin qershor i presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, ndaj Kosovës dhe Republikës Çeke. Ai ka thënë se kërkon rezultate pozitive në këto dy ndeshje.

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic e ka publikuar të enjten (sot) listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit, me Kosovën dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për duelin me “Dardanët”, të cilin e konsideron si mjaft të rëndësishëm, njëjtë si atë me çekët.

“Të gjitha ndeshjet që vijnë i kanë disa prej pikave dhe synimeve të tyre. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe pse do të ishte më mirë sikur ta fitonim lojën me Bullgarinë. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi dhe tash nuk e kemi luksin të humbim pikë”, theksoi fillimisht trajneri i Malit të Zi.

Lexoni më shumë