
Skuadra e The New Saints ka arritur gjatë ditës së hënë në Kosovë, ku do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër Feronikelit.
Ekipi i Scott Ruscoe mbrëmë zbriti në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, derisa trajneri u paraqit para gazetarëve në një konferencë për shtyp.
Ndeshja e parë në Uells përfundoi me rezultat 2:2, ndërkaq me këtë rezultat Feronikeli i Zekirija Ramadanit është në avantazh të plotë, gjë për të cilën është i vetëdijshëm edhe vetë trajneri i TNS, Ruscoe.