
Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Valdimir Petkovic, ka thënë se të premten duhet ta bëjnë ndaj Spanjës të njëjtën gjë që e kanë bërë ndaj Francës.
Këto komente ai i bëri gjatë konferencës për media, një ditë para ndeshjes çerekfinale.
“Lojtarët dhanë 120% nga vetja, ishte ndoshta ndeshja më e mirë e skuadrës time ndonjëherë”, tha Petkovic.
“Neve do të na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale”.
Fituesi i ndeshjes Spanjë-Zvicër do të takohet me triumfuesin e çerekfinales Itali-Belgjikë. /Insajderi.com