Trajneri i Zvicrës: Duhet ta bëjmë ndaj Spanjës atë që e kemi bërë ndaj Francës

Trajneri i Zvicrës: Duhet ta bëjmë ndaj Spanjës atë që e kemi bërë ndaj Francës

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Valdimir Petkovic, ka thënë se të premten duhet ta bëjnë ndaj Spanjës të njëjtën gjë që e kanë bërë ndaj Francës.

Këto komente ai i bëri gjatë konferencës për media, një ditë para ndeshjes çerekfinale.

“Lojtarët dhanë 120% nga vetja, ishte ndoshta ndeshja më e mirë e skuadrës time ndonjëherë”, tha Petkovic.

“Neve do të na duhet një paraqitje e njëjtë ndaj Spanjës në çerekfinale”.

Fituesi i ndeshjes Spanjë-Zvicër do të takohet me triumfuesin e çerekfinales Itali-Belgjikë. /Insajderi.com