Trajneri Juventuesit: Frika mund t’i ndihmojë Juventusit kundër Lyonit

Trajneri Juventuesit: Frika mund t’i ndihmojë Juventusit kundër Lyonit

Trajneri i Juventuesit, Maurizio Sarri ka pranuar se klubi që ai drejton do ta ketë shumë të vështirë përballjen me klubin francez, Lyon.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitore të Lyionit, duke e vendosur kështu kampionin e Italisë në vështirësi, njofton Insajderi.com.

Sarri tha se frika kundër Lyonit do mund t’i bëjë mirë Juventuesit në përballje kundër Lyonit.

“Pak frikë mund të na bëjë mirë. Pas fitores me Lazion, në mënyrë të pavetëdijshme, kemi menduar se e kishim siguruar titullin”, tha italiani, raporton yahoo sport.

Juventuesi në xhirot e fundit nuk ka qenë aspak në formë të mirë në Serie. Nëntë herë kampioni i Italisë e mbylli sezonin me 83 pikë, vetëm një pikë më shumë sesa Interi.

Xhiron e fundit në Serie A para përballjes me Lyonin, Juventuesi e përmbylli me humbje si vendas nga Roma me rezultat 1 me 3. /Insajderi.com/