Trajneri i Kroacisë tregon pse largoi nga loja Kovaçiçin dhe Rakitiqin

Trajneri i Kroacisë tregon pse largoi nga loja Kovaçiçin dhe Rakitiqin

Largimi nga loja i dy yjeve të Kroacisë, Mateo Kovaçiq dhe Ivan Rakitiç i sjelli freski skuadrës, ka thënë pas ndeshjes me Kosovën, trajneri i Kroacisë Ante Çaçiq.

Çaçiq ka deklaruar se kishte parë një lodhje tek loja e dy mesfushorëve, prandaj vendosi t’i largonte ata.

“Unë bëj ndryshime kur kam nevojë, kur mendoj se është e nevojshme. Kishim nevojë për freski, dhe mendoj se kemi arritur ta bëjmë. Jo se Kovaçiç dhe Rakitiq kanë luajtur keq, por pashë një lodhje”, ka thënë Çaçiç.

Kroacia e mposhti Kosovën me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Domingoj Vida. /Insajderi.com