Trajneri i Milanit paralajmëron blerje të reja

Trajneri i Milanit paralajmëron blerje të reja

Trajneri Vincenzo Montella e pret i qetë debutimin e Milanit në Serinë A, me kuqezinjtë që do të luajnë të dielën në mbrëmje në fushën e Crotone. Pas ndeshjeve në Europa League vjen një tjetër test i vështirë për kuqezinjtë, ndaj për trajneri Montella skuadra e tij nuk është favorite në këtë përballje.

“Nuk jemi favoritë edhe pse kemi bërë disa blerje. Merkato nuk ka mbaruar, ndaj pres të tjera përforcime deri më 31 gusht. Unë jam i kënaqur nga mënyra se si është përgatitur skuadra dhe nga ajo që kemi arritur deri më tani, por kjo nuk mjafton. Milani i ri nuk duhet të ketë limite, por të synojë të shkojë sa më larg”, tha Montella.

Sfida në fushën e Crotone do të jetë testi i parë i vërtetë për kuqezinjtë, pasi përballë do të jetë një “kockë e fortë”, që luan para tifozerisë së saj dhe ku nuk gabon shpesh. “

Fillimisht duhet të mundim veten tonë, euforinë dhe të mos gabojmë asgjë dhe më pas do të luajnë ndaj rivalëve dhe t’i mposhtin edhe ata. Kjo sfidë ka shumë pengesa, ndërkohë që unë kam ende disa dyshime në lidhje me formacionin, por idetë i kam të qarta”.

“Nuk është koha për të bërë “turnover” edhe pse disa lojtarë do të qëndrojnë pushim. Fitorja e thellë ndaj Shkëndisë na jep mundësi të presim më të qetë ndeshjen e kthimit në Europë, por fillimisht duhet të mendojmë për Crotone, për të dalë nga ajo fushë me një fitore”, tha Montella.