Trajneri i Milanit i shqetësuar nga sulmi i Shkëndijës

Trajneri i Milanit i shqetësuar nga sulmi i Shkëndijës

Vincenzo Montella trajneri i skuadrës së Milanit në një konferencë për media ka folur për duelin e Milanit kundër ekipit shqiptar Shkëndija e Tetovës i cili do të zhvillohet nesër në kuadër të kualifikimeve për Europa Ligë.

Montella ka krahasuar Shkëndijën me skuadrën tjetër shqiptare Craivan, skuadër me të cilen është përballur më herët.

“Dallimet mes Shkëndijës dhe Craiovas? [Shkëndija] ka më shumë ndeshje zyrtare, përfshirë edhe raundin preliminar në Europa Ligë”, ka thënë Montella.

Montella gjatë kësaj konference ka përmendur disa here formën e mirë që po kalon skuadra shqiptare ndërsa ka përmendur edhe fazën ofensive të Shkëndijës

“Përveç kësaj, ata në këtë ndeshje vijnë nga fitorja kundër kampionit aktual të Maqedonisë. Kanë ide të qarta për lojë, në sulm kanë lojtar të talentuar dhe të paparashikueshëm si Ibraimi”, ka shtuar ai.

“Ndeshje e komplikuar? Varet nga ne. Ata janë shumë të organizuar, por edhe ne duhet të mendojmë për objektivat tonë”.