Trajneri Moldavisë thotë se Kosova është më e fortë se Greqia dhe Sllovenia

Trajneri Moldavisë thotë se Kosova është më e fortë se Greqia dhe Sllovenia

Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Engin Firat, thotë se Kosova do të përfundojë e para në grup, pasi sipas tij, ajo është me e fortë se Greqia dhe Sllovenia.

“Kosova është kundërshtari më i fortë në grup dhe bazuar në cilësinë që e ka mund të them se do të përfundojë e para. Mendoj se me ekip të kompletuar, Kosova do ta mposht si Slloveninë ashtu edhe Greqinë. Mund të them se barazimi me Kosovën në gëzoi shumë kurse Greqia e mposhti për shkak se ishte pa lojtarët kryesor. Megjithatë, përkundër mungesave, Kosova u tregua shumë e fortë edhe kundër Greqisë”, ka deklaruar Firat, transmeton Insajderi.

“Ka shumë lojtarë sulmues dhe ka shumë mundësi për ta ndryshuar taktikën e lojës. Askush nuk duhet të mashtrohet prej rezultateve aktuale sepse kur një ekipi i mungojnë shtatë lojtarë, atëherë është e pamundur të fitojë. Madje as Franca nuk na ka bërë presion më shumë se Kosova që ka ekipin më të mirë dhe më cilësor në grup”, shtoi Firat.

Kosova dhe Moldavia, kanë barazuar në ndeshjen e tyre, në një ndeshje të dominuar komplet nga ekipi I Challandes./Insajderi.com.