Trajneri që e kërkoi Kolollin largohet nga futbolli shkaku i sëmundjes

Trajneri që e kërkoi Kolollin largohet nga futbolli shkaku i sëmundjes

Gjatë ditëve të fundit është raportuar që Benjamin Kololli mund të ndërroj mjedis me kampionatin Serie A si destinacionin e tij të ardhshëm.

Ishte trajneri serb, Sinisa Mihajlovic që ishte i interesuar ta ketë Kolollin te skuadra e Bolognas.

Por sot po raportohet që Mihajlovic do të largohet nga futbolli, pasi që ka probleme të theksuara shëndetësore.

Sipas mediave italiane, mjekët i kanë rekomanduar atij dorëheqjen e menjëhershme nga futbolli.

“Mihajlovic do të fillojë shumë shpejtë terapinë, për t’u shëruar nga një sëmundje serioze”, shkruan në numrin e ri gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport”.

Kësisoj, Mihajlovic do të japë dorëheqje të menjëhershme nga Bologna.

Ai lajmin pritet ta zyrtarizojë gjatë ditës së sotme në një prononcim për mediat.

Kujtojmë që serbi është trajner në Serie A prej vitesh, ku nuk ka arritur të lë gjurmë me ndonjë sukses.