Trajneri Romës pranon gabimin në zëvendësime

Trajneri Romës pranon gabimin në zëvendësime

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, e ka pranuar gabimin që bëri gjatë ndeshjes kundër Spezia në eliminatore të Kupës së Italisë.

Gjatë 120 minutave të lojës, Paulo Fonseca ka bërë gjashtë zëvendësime, duke shkelur rregulloren, e cila lejon vetëm pesë ndryshime në ekip.

“Nëse ka ndonjë gabim, ne duhet ta diskutojmë atë brenda saj. Dhe ka një problem”, tha ai.

Roma është eliminuar nga gara, pasi në minutat shtesë pranoi dy gola nga Spezia, për t’u mposhtur me rezultat 2 me 4. /Insajderi.com