Trajneri shqiptar i infektuar me COVID-19 dërgohet në Turqi

Trajneri shqiptar i infektuar me COVID-19 dërgohet në Turqi

Skënder Gega, trajner Kukës dy javë më parë kishte rezultuar me virusin COVID-19, njofton Insajderi.

Por, gjendja e tij është përkeqësuar për këtë është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi.

Klubi i Kukësit e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Facebook.

“KF Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar në mëngjesin e sotëm për në Turqi. Gjendja shëndetësore e tij u rëndua ditëve të fundit, dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ai ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”. /Insajderi.com