Trajneri i Zvicrës U-21, Mauro Lustrineli, duket se nuk e ka kapërdirë lehtë largimin e Nedim Bajramit, i cili tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, ku ditën e djeshme mori edhe pasaportën shqiptare, njofton Insajderi.
Lustrineli, i cili para grumbullimit të Zvicrës U-21, ka folur për mediat, ku nuk i kursen fjalët për fantazistin shqiptar, dukë thënë: “Është një turp për atë. Megjithatë, nëse 1 nga 40 lojtarët tanë vendos të largohet, atëherë nuk është shumë për ne”, tha Lustrineli.
Bajrami është në listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit mars, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. /Insajderi.com