Transferimi i Ronaldos, ëndërr e Laportas

Transferimi i Ronaldos, ëndërr e Laportas

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Juan Laporta është duke menduar transferimin e Cristiano Ronaldos, duke i ofruar Juventusit, Antoine Griezmann ose Philippe Coutinhon, shkruan Insajderi.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” është e hapur të shes ish-yllin e Real Madrid për 29 milion euro këtë verë, por ai do të vendos për të ardhmen e tij me klubin pas EURO 2020.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ishte në Milano disa javë më parë, por nuk ishte takuar me drejtuesit e Juves.

“AS” raporton se Barcelona është një ndër destinacionet e mundshme të 36 vjeçarit, pasi presidenti katalanas po ëndërron ta sjell portugezin në Camp Nou.

Besohet gjithashtu se të ardhurat e Barcelonës do të dyfishon në rast bashkimi të Ronaldos dhe Messit./insajderi.com