Trapattoni për Paolo Rossi-n: Lojtarët nuk duhet të vdesin para trajnerëve

Trapattoni për Paolo Rossi-n: Lojtarët nuk duhet të vdesin para trajnerëve

Giovanni Trapattoni dhe Paolo Rossi ishin arkitektët e dyshes së madhe të mesit të viteve ’80, njëri në stol dhe tjetri në fushë, njofton Insajderi.

Madje, ishte pikërisht “gjyshi” i pankinave ai që e riktheu te Juventusi “Pabliton” dhe së bashku fituan gjithçka ofronte arena e futbollit italian e ndërkombëtar.

Dhe si rrjedhojë e kësaj lidhjeje të ngushë që ekzistonte mes tyre, nuk kishte sesi mesazhi që Giovanni Trapattoni ofroi pas ndarjes së legjendës së Botërorit 1982 për Italinë, të mos ishte më i ndjeri, ai që goditi më shumë se kushdo tjetër ndoshta: “I dashur Paolo, futbollistët nuk duhet të ndahen nga jeta kurrë përpara trajnerëve të tyre”.

Gjithçka e shkruar në një rresht të vetëm, por më kuptimplotë nuk mund të ishte e 81 vjeçarit, i cili edhe në vitin 2002 kishte drejtuar Italinë në Kupën e Botës të mbajtur në kontinentin aziatik, në Korenë e Jugut dhe Japoni. /Insajderi.com