Trazirat në Capitol Hill: Kitaristi i njohur është protestuesi i parë që pranoi fajësinë

Trazirat në Capitol Hill: Kitaristi i njohur është protestuesi i parë që pranoi fajësinë

Një kitarist që ka lidhje edhe me grupin paramilitar “Oath Keepers” u deklarua fajtor të premten për dy krime në lidhje me kryengritjen e Kapitolit të SHBA-së, duke e bërë atë protestuesin e parë që pranoi fajësinë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Jon Ryan Schaffer u deklarua fajtor për pengimin e një procedimi zyrtar dhe hyrjen në një ndërtesë me një armë të rrezikshme.

Njëqind ditë pas sulmit të 6 janarit, Schaffer është tani kryengritësi i parë pro-Trump që pranon fajësinë dhe pranon krimet e tij.

Prokurorët dhe avokatët e Schaffer ranë dakord të rekomandojnë që ai të marrë midis 3.5 dhe 4.5 vjet burg, bazuar në sa i frytshëm është bashkëpunimi i tij me qeverinë.

Hetuesit me gjasë kërkuan informacion në lidhje me Oath Keepers, grupi paramilitar i ekstremit të djathtë me një duzinë anëtarësh që përballen me akuza komploti.

Schaffer kishte veshur një kapelë “Oath Keepers Anëtar i Përjetshëm” brenda Kapitolit, por avokatët e tij mbrojtës e kanë distancuar atë nga grupi, duke thënë se ai e bleu kapelën nga një tifoz dhe nuk dinte asgjë për organizatën. /Insajderi.com