
Katër persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhrin e shtetrrethimit, njoftoi shefi i policisë, Chief Robert J. Contee.
Mësohet se dy bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.
Dritaret në anën perëndimore të Senatit janë thyer dhe qindra oficerë janë grumbulluar në katin e parë të ndërtesës.
Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden./Insajderi.com