Dy ditë protestash dhe grabitje në dyqane në Venezuelën perëndimore për shkak të mungesave në ushqime, kanë lënë të paktën tre persona të vdekur dhe 16 të tjerë të plagosur.
Kryebashkiaku i Arapueys në shtetin e Meridas tha për gazetën El Universal se mes të vdekurve është dhe një 17-vjeçar që u qëllua gjatë një demonstrate të mërkurën dhe dy të tjerë që u vranë me armë zjarri të enjten, në një dyqan ndërsa njerëzit mbanin radhë për ushqime.
Presidenti i Federatës Kombëtare të Blegtorëve tha se turma njerëzish sulmuan të paktën dy ferma dhe therën lopët.
Një ligjvënës i opozitës postoi një video në Twitter që tregonte me shumë se 10 vetë që sulmonin me gurë dhe hanxhar një lopë ndërsa një prej tyre shprehej se: “jemi të uritur”.
Kriza ekonomike në Venezuelë po thellohet.